Ndërron jetë prof. Selami Reçica

10 nëntor 2020 | 19:01

Ka ndërruar jetë pedagogu, edukatori dhe historiani, prof. Selami Reçica.

Lajmin e ka bërë me dije Sami Uka përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Përfundimisht ky është viti më i zi dhe më i trishtë jo vetëm në jetën time. Paskemi humbur edhe një pedagog, edukator, historian, patriot e burrë të rrallë – Prof. Selami Reçicën! Ai ishte i rrallë me shumçka të mirë dhe shembullore. Jam tepër fatlum që shijova ligjërimin e tij të ndjerë e me pasion, ndjeva damarin e kombit tek rrahte në çdo fjalë të tij. Pesa e parë e marrë tek ai mes gulçeve të frikës se mund ta zhgënjej dhe respektit për përkushtimin e tij mbetet e gravuar në kujtesën time si nota më e ëmbël që kam marrë në jetën time”, ka shkruar Uka.

“Një burrë si Prof. Selamiu na është dashur më shumë se kurrë tani por…kjo zezonë nuk ka të ndalur dhe veç Zoti e di ku do të ndalet!  U prefsh në paqe në dheun e Dardanisë i dashur dhe nderuar Profesor! Do të na mungojë shumë fjala jote e shtruar dhe burrnore, këshilla jote e urtë dhe prindore, por sërish do të mbajmë të gjallë mes nesh për aq sa do ketë shkollë shqip dhe gjuhë shqipe në këto troje!  Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqëve, kolegëve e nxënësve të panumërt të profesorit të nderuar! Jam i bindur se jo vetëm unë lakmoj dhe ia kam zili veprës së tij! Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Selamiun!”, ka shkruar Sami Uka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 5.980 raste të…