Nderuan Salan, dënohet klubi i Nantes

21 shkurt 2019 | 15:16

Fati tragjik i Emiliano Salas trishtoi gjithë botën e futbollit dhe miliona tifozë. Të shumta ishin nderimet që u bënë për sulmuesin e pafat, i cili sapo ishte transferuar nga Nantes tek ekipi i Cardiffit.

Tifozët e ekipit francez vendosën t’i dhuronin një koreografi fantastike argjentinasit në ndeshjen shtëpiake të 30 janarit kundër Seint Etienit. Emocione të mëdha në stadium, aty ku i madh e i vogël lotonte për zhdukjen e ish-bomberit të tyre.

Megjithatë, rregullorja është një “fe” në Francë dhe klubi i Nantës është gjobitur për sjelljen e tifozëve të saj. Komisioni i Disiplinës ka gjobitur me 16.500 euro klubin francez për përdorimin e materialëve piroteknike dhe hedhjen e objekteve në fushën e blertë nga ana e ultrasve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një konferencë për medie…