Ndeshje të forta për vend në finale

05 maj 2023 | 21:16

Në pjesëmarrjen e parë në turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll, Rahoveci shpreson të bëjë befasi të madhe. Përballë Rahovecit në gjysmëfinale do të jetë fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Besa Famgas. Besa llogaritet favorite, por “vreshtarët” kanë premtuar maksimumin.

Ndeshja Rahoveci-Besa Famgas zhvillohet të shtunën prej orës 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë është vështirë të favorizohet ndonjëra skuadër. Prej orës 19:00 takohen Trepça e Prishtina. Dy skuadrat me traditë kanë luajtur ndeshje të forta gjatë gjithë edicionit. Trepça në plejof starton prej pozitës së dytë e Prishtina prej të tretës. Këto skuadra takohen edhe në gjysmëfinale të plejofit.

Por fillimisht gjithë fokusin e kanë te gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës. Si Trepça ashtu edhe Prishtina e kërkojnë vendin në finalen e të dielës. Dy ndeshjet pritet të jenë cilësore, me aksione të rrjedhshme e gola të bukur. Me numër më të madh të shikuesve në palestër, spektakli hendbollistik do të jetë edhe më i madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi kampion i Golden State fitoi me rezultat 127-100 ndaj…