Ndeshjet e para çerekfinale, klasikja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

31 gusht 2021 | 14:44

Nga nesër fillojnë ndeshjet e Superkupës. Garat do të zhvillohen në Prishtinë, derisa organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Më 1 Shtator do të përballen Prizreni 16, që edicionin e kaluar përfundoi garat e rregullta në vendin e parë dhe Dritës nga Gjilani, që këtë edicion ka siguruar pjesëmarrjen në elitë si kampion i Ligës së Parë.

Po ashtu të mërkurën përballen Peja dhe Sigal Prishtina. Klasikja e basketbollit të Kosovës pritet të jetë shumë interesant, me të dy skuadrat që kanë bërë ndryshime dhe synojnë trofeun e Superkupës.

Takimet do të zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19.

Orari

1 Shtator/Grupi A-D
Prizreni-16 – Drita  16:00
Peja – Sigal Prishtina 19:00
2 Shtator/Grupi B-C
Rahoveci – Trepça  16:00
Ģolden Eagle Ylli – Bashkimi 19:00
3 Shtator
Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D) 16:00
Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00
4 Shtator/Pushim
5 Shtator/Finalja 17:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë…