Ndizen dritat e fundvitit në sheshet e Prishtinës

29 nëntor 2021 | 00:05

Komuna e Prishtinës ka vendosur që me 28 Nëntor t’i ndez dritat e fundvitit në qendër të kryeqytetit, duke e bërë kështu festën edhe më të bukur.

Zyrtarë komunalë nga Zyra për Regjenerim Urban, në rrjetin social Facebook, kanë publikuar fotografi të ndriçimit të sheshit në Prishtinë.

Dekorimet në sheshin e qytetit i kanë kushtuar komunës 50 mijë euro.

Po ashtu edhe këtë vit pritet të mbahet festivali “Verë n’dimër”.

Për të tetin vit me radhë, sheshet kryesore të Prishtinës do të ofrojnë pak ngrohtësi në të ftohtin e dimrit, shkruan telegrafi.

Për këtë aktivitet, janë vendosur 26 shtëpiza në sheshin “Skënderbeu”.

Ju sjellim fotografi nga sheshi i kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi të…