Ndryshime në renditjen e FIFA-s – Brazili mbetet lider, Argjentina e kalon Francën

23 qershor 2022 | 13:31

Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e re e FIFA-s për kombëtaret e futbollit.

Brazili mbetet i pari në renditje, i ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë.

Ndryshim ka pasur në pozitën e tretë, të cilën tani e ka Argjentina, duke e kaluar Francën, që renditet në vendin e katërt.

Në të pestin gjendet Anglia, kurse Spanja e ka kaluar Italinë dhe renditet e gjashta, kurse “Azzuri” në vendin e shtatë.

Holanda ka kaluar në vendin e tetë, kurse Portugalia ka rënë në të nëntin.

Top 10-shen e përmbyll Danimarka, kurse Gjermania është ngritur pak dhe renditet e 11-ta.

Kujtojmë se Kosova ka shënuar ngritje për një pozitë dhe renditet në vendin e 106-të, kurse Shqipëria ka mbetur e 66-ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistoi Andreas Dushi  A. D: Z. Bajraj, ka mbi njëzet…