Në altar me zjarrfikëse, “heronjtë” i shpëtojnë dasmën nuses (Fotot)

20 nëntor 2019 | 12:16

Një nuse e re gati sa nuk humbi dasmën e saj, por fatmirësisht u shpëtua nga zjarrfikësit vendas.

Julie Gorman dhe shoqërueset e saj mbetën të bllokuara në trafik, pas një përplasje makinash që lidhnin dy rrugë të Bulevardit Topanga Canyon, LA, duke e ndaluar qarkullimin. Të dëshpëruara për t’ia dalë dhe për të mbërritur në kohë në altar, Julie dhe shoqërueset e saj ishin duke ecur në anë të rrugës të mbushur me baltë dhe po përpiqeshin të gjitha të mos ndotnin fustanet e tyre duke i mbajtur lart me duar.

Përveç këtij, atë ditë ditë ishte edhe duke rënë shi dhe moti ishte shumë i pafavorshëm për nusen e re dhe shoqërueset e saj të nderit.

Zjarrfikësit e Los Angeles County u ndodhën aty në ato momente dhe i ndihmuan vajzat.Nusja sqaroi se limuzina e tyre kishte ngecur në trafik dhe ishte gati të humbiste dasmën e saj me Geof që është edhe burri i saj.

Zjarrfikësit i morën vajzat dhe gjatë gjithë rrugëtimit për në kishë mbajtën ndezur sirenat e alarmit dhe dritat për të kaluar mes trafikut, duke dhuruar edhe pak atmosferë për to. Disa javë më vonë, Julie i dërgoi ekuipazhit një foto ku ajo shfaqej me ta. “Faleminderit që u kujdesët për dasmën tonë”, shkroi ajo në shenjë mirënjohje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli mund të transferohet…