Në Çeki mbahen zgjedhjet presidenciale

12 janar 2018 | 14:02

Në Republikën e Çekisë po mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat favorit konsiderohet presidenti aktual, Milos Zeman, 73-vjeçar, i cili e kundërshton emigrimin dhe shihet si politikan prorus.

Në këto zgjedhje, që kanë filluar dje dhe përfundojnë sot pasdite, garojnë edhe tetë kandidatë të tjerë.

Nëse asnjë kandidat nuk e fiton shumicën e votave, atëherë dy kandidatët më të suksesshëm kualifikohen për rundin e dytë, që është i planifikuar për 26 dhe 27 janar.

Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati më serioz i presidentit aktual është Jiri Drahos, ish-president i Akademisë së Shkencave të Çekisë.

Kandidatë të tjerë janë edhe ish-kryeministri, Mirek Topolanek, autori i teksteve muzikore dhe biznesmeni, Michal Horacek, e të tjerë.

Të drejtë të votës kanë afro 8.4 milionë shtetas të Çekisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës gjatë vitit 2017 ka konfiskuar sasi të…