Në dëgjimet buxhetore Lladrovci fton qytetarët të japin propozime për investime kapitale

18 gusht 2023 | 13:13

Dëgjimet buxhetore me qytetarë, janë pjesë e obligimit ligjor të pushtetit lokal, ku pranohen propozime, idetë dhe sugjerimet e qytetarëve për investimet kapitale. Kështu ka thënë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në dëgjimet buxhetore për këtë vit.

Ai ishte i pranishëm në pesë takime, me pjesëmarrës të ndryshëm, grupet e interesit dhe qytetarët.

“Falënderoj qytetarët, administratorët e fshatrave për praninë e tyre, për propozimet e debatet dhe besimin se kërkesat e tyre do të realizohen. Po ashtu, në takime kam theksuar se kemi buxhet dhe ai buxhet është në shërbim të projekteve për qytetarët. Ftojmë qytetarët të marrin pjesë në takimet e radhës sipas agjendës dhe kërkesat që nuk i kanë parashtruar në takime, t’i bëjnë brenda tri ditëve me shkrim në komunë, pranë drejtorive përkatëse”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se buxheti për investime kapitale për vitin 2024 është 6,372,478.00 euro ndërsa për vitin 2025, buxheti është 7,390,165.00 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miku i kryeministrit Albin Kurti, Ridvan Muharremi është arrestuar nën…