Në dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore

08 nëntor 2022 | 17:10

Katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje ditë më parë.

Krerët e Mitrovicës se Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut dhanë dorëheqje para kuvendeve të këtyre komunave pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Kosovalive.net merr vesh nga burimet brenda Komisionit Qendror Zgjedhor se, kryetari i saj Kreshnik Radoniqi i ka shkuar në takim presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Gjithashtu, kosovalive.net merr vesh se data e zgjedhjeve do të jetë data 11 ose 18 dhjetor.

Temë e diskutimit mësohet se është organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat verior dhe datën e zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është duke studiuar me kujdes një mundësi për ta…