Në ditën e Gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, Smajl Latifi takon të mbijetuarit Tahir Krasniqi dhe Selami Elshani

15 janar 2024 | 23:07

Në ditën e Gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar Tahir Krasniqin nga Pastaseli dhe Selami Elshanin nga Retija.

“Baca Tahir është njëri nga të mbijetuarit e masakrës së tmerrshme të Pastaselit, ku u vranë e u masakruan 106 civilë. Baca Selami është i mbijetuari i masakrës së Krushës së Madhe, ku u vranë e u masakruan 241 burra, gra, fëmijë dhe pleq”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Ai ka shkruar se sot, këta dy burra, patën rastin që para Kuvendit të Komunës së Rahovecit të rrëfejnë për tmerrin, barbarinë dhe mizorinë e përjetuar në këto masakra.

“Përjetimin e tyre nuk patën mundësi ta rrëfejnë para drejtësisë, ngase drejtësia asnjëherë nuk iu dha mundësinë të dëshmojnë për krimet e kryera nga Serbia mbi popullin shqiptar në Kosovë. Që të dy janë të gatshëm të dalin para drejtësisë vendore, të ofrojnë dëshmitë e tyre për tmerrin e përjetuar, të rrëfejnë për vuajtjet, torturat dhe masakrën që e panë me sy, teksa vriteshin familjarët, bashkëfshatarët e miqtë e tyre”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit…