Në dyshim e ardhmja e Rejës

14 qershor 2022 | 11:35

E ardhmja e trajnerit të kombëtares shqiptare në futboll, Edy Reja është vënë në dyshim pas rezultateve të dobëta. Pas përfundimit të eliminatoreve, trajneri vazhdoi dhe u la të kuptohet se ky kompeticion do të ishte një lloj prove për të arritur te rinovimi ose jo.

Kontrata e trajnerit italian mbaron kontratën në nëntor dhe deri atëherë Liga e Kombeve ka përfunduar sepse dy ndeshjet e fundit do të luhen në muajin shtator. E para është në kuotën e tri pikëve ndërsa Izraeli 5 pikë, kundrejt 1 pike që ka ekipi shqiptar.

76-vjeçari u shpreh pas humbjes që nuk kemi vdekur akoma dhe nuk ka ndër mend të tërhiqet, sido që të shkojnë ndeshjet e mbetura. Në nëntor është në dorën e Federatës Shqiptare të Futbollit nëse do të rinovojë me trajnerin apo jo. Nuk përjashtohet që rinovimi të mos ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të enjten e…