Në Indi përdhunohet një foshnje tetëmuajshe

30 janar 2018 | 11:38

Një foshnje tetëmuajshe dyshohet se është përdhunuar nga kushëriri i saj në kryeqytetin e Indisë, Delhi.

Vajza raportohet të jetë në gjendje të rëndë në një spital lokal, ku është dërguar të dielën.

Policia u ka thënë medieve se ka arrestuar të dyshuarin 28 vjeç.

Shefja e Komisionit për Gra në Delhi, Swati Maliwal, e cila e ka vizituar foshnjën në spital, i ka përshkruar plagët e saj si “të tmerrshme”.

Incidenti ka ndodhur të dielën, por ka dalë në dritë të hënën pas raportimeve të medieve për të.

Maliwal ka shkruar në “Twitter” se foshnja i është nënshtruar një operacioni treorësh.

Statistikat e Qeverisë së Indisë tregojnë se krimet e tilla kundër fëmijëve janë në rritje.

Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Krimeve, në vitin 2016 janë regjistruar 19 765 raste të përdhunimit të fëmijëve në Indi, rritje prej 82 për qind nga viti 2015 kur janë regjistruar 10 854 raste. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, është afër transferimit në…