Në këtë periudhë nuk mund të arrihet konsensusi për dialogun

03 tetor 2018 | 08:05

Politologu Ramush Tahiri ka thënë se dialogu Kosovë Serbi ka ngecur për arsye se në këtë periudhë partitë politike nuk mund të arrijnë konsensus sa i përket krijimit të një platforme të përbashkët në këtë proces.

Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në një farë forme Kosova ka mbetur në një bllokadë ndërkombëtare pasi nuk po mund t’i kryejë obligimet që i ka marrë.

Duke folur për qeverisjen në vend, Tahiri ka thënë se pozita nuk i ka votat për të ndenjur në pushtet, por as opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë.

Sipas Tahirit, ky është pat pozicioni i keq që nuk po i bën hair Kosovës.

Ai ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja këtë vit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së në kuvendin e Kosovës Blerta Deliu-Kodra, përmes…