Në mars hapet tenderi për Spitalin e Prishtinës, planifikohet angazhimi i rreth 400 personave si staf shëndetësor

28 janar 2024 | 10:19

12.8 milionë euro komuna e Prishtinës ka parashikuar për tenderin për Spitalin e Prishtinës, që do të hapet në muajin mars. Aty planifikohet të punësohen rreth 400 persona si staf shëndetësor. Në kuadër të shërbimeve, do të jetë edhe mjekimi intensiv.

zakonshme janë radhët e pritjeve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.

Situatë e njëjtë, është edhe në QKUK, ku pacientët vijnë nga e gjithë Kosova.

Mirëpo, për qytetarët e rajonit të Prishtinës, një adresë e re për shërbime shëndetësore, është drejt përfundimit të ideimit.

Për këtë projekt, është në dispozicion një pronë tek zona e quajtur, Prishtina e Re.

Varësisht planit, do të saktësohen edhe klinikat dhe kapacitetet shëndetësore të këtij institucioni shëndetësor.

Por që, në kuadër të këtij Spitali do të jetë edhe mjekimi intensiv.

Tenderi për këtë projekt do të hapet në muajin mars, për të cilin është parashikuar buxhet nga Komuna e Prishtinës, në vlerë prej 12.8 milionë euro.

E nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se nuk kanë pjesë e këtij aktiviteti, dhe që deri më tani e gjithë përgjegjësia edhe sipas kornizës ligjore, bie mbi komunën përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të vetëvrasjeve në vend kohëve të fundit…