Në mesin e të prekurve me koronavirus në Malishevë edhe një 1-vjeçar

07 prill 2020 | 12:10

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus në Komunën e Malishevës.

Në mesin e të prekurve është edhe një fëmijë 1 vjeç.

Këtë për “klankosova.tv” e ka bërë me dije kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

“Në mesin e të prekurve është edhe një fëmijë 1-vjeçar i cili po trajtohet në Prishtinë. Pesë nga familjarët janë duke u trajtuar në infektivë ndërsa 15 të tjerë janë të vetizoluar në shtëpi”, ka thënë Begaj.

Begaj mes tjerash ka treguar se janë në pritje për të testuar edhe 12 ose 13 familjarë të tjerë për shkak të kontaktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kryeministrit Boris Johnson, i cili ndodhet i shtruar në…