NË MESIN TONË ËSHTË ALI AHMETI – SKËNDERBEU MODERN I POPULLIT SHQIPTAR

Ismet Sylejmani
Askush nuk po e di se çfarë ka në mendje të bëjë ky njeri i madh e burrë i lavdishëm, pos atyre projekteve që i ka shpalosur deri tani, e të cilat koha dëshmoi se ishin aspiratë madhore dhe legjitime shqiptare e qytetëruar dhe njerëzore universale!
E pranojmë se të gjithë presim mrekulli nga Ky, sepse është i rrethuar me dashuri e nderim nga populli shqiptar, nga shokë e bashkëveprimtarë besnikë e të ndershëm që punojnë për të mirën e popullit, kombit dhe Atdheut, por edhe të njerëzimit, ngase kjo është porosia e flakës së janarit, është strategjia e kryepersonazheve të saj historikë!
Populli shqiptar e ka për nder që e ka udhëheqës Ali Ahmetin, që u kthye te Atdheu bash si Skënderbeu, me kontributin e të cilit Flaka e Janarit është shumë e madhe dhe ajo jo vetëm e ndriçon, por me zjarrin dhe flakët e saj do ta ngrohë edhe më shumë trupin e Atdheut dhe mirëqenia e shqiptarëve do të ngjitet niveleve të panjohura kurrë më parë deri më sot në historinë tonë!
Udhëheqësit tanë t’u ngjajnë sa më shumë udhëheqësve të mëdhenj të popullit tonë që kanë shënuar epoka të papërsëritshme!
Gostivar, 16 janar 2016
P.S: pjesë nga fjalimi i mbajtur më 16 janar 2016 në Qendrën e Kulturës në Gostivar!



