Në Mitrovicë u hap ekspozita e piktorëve boshnjakë nga Novi Pazari

24 qershor 2018 | 14:28

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, është hapur ekspozita e pikturës të autorëve boshnjakë nga Novi Pazari, Edis Muminoviq, Esad Jashareviq, Mersija Gjankoviq-Jashareviq dhe Nermin Qeman.

Kjo ekspozitë është hapur nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Mitrovicës dhe është mbështetur nga Qendra Rajonale e OSBE-së në Mitrovicë.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka thënë se është mirë që DKRS u ka mundësuar qytetarëve të Mitrovicës dhe në veçanti dashamirëve të pikturës, të shikojnë këtë ekspozitë me piktura të bukura të autorëve boshnjak nga Novi Pzarai.

Ai ka përshëndetur edhe piktorët nga Shqipëria që ishin të pranishëm në hapjen e këtij eventi të rëndësishëm kulturor. “Ne në Mitrovicë po bëjmë përpjekje që të begatojmë sa më tepër jetën kulturore dhe qytetarëve t’ju ofrojmë vlera të mirëfillta. Besoj se kjo ekspozitë ka vlera të tilla dhe unë ju uroj sukses piktorëve nga Novi Pazari”, ka deklaruar Mujka.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka theksuar se kjo është një ekspozitë e veçantë e artistëve nga Novi Pazari, të njohur për vlerat e tyre krijuese. “Qëllimi i ekspozitës është që qytetarëve të komunës t’ju ofrojmë edhe vlera të tjera ndryshe artistike, edhe pse këto janë të ngjashme me ato që krijohen tek ne. Kemi përzgjedhur piktorët dhe pikturat më të mira që krijohen në Sanxhak dhe Novi Pazar. Falënderojmë shume OSBE-në që na ka mbështetur në hapjen e kësaj ekspozite”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se gjatë këtij…