Në Mitrovicë u hap Panairi i Shkencës dhe Kulturës

26 maj 2022 | 13:12

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë është hapur Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2022, që tashmë është bërë tradicional dhe që organizohet nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” me përkrahje të Komunës së Mitrovicës.

Në këtë panair pjesëmarrës përveç nxënësve te Gjimnazit “Frang Bardhi” ishin edhe nxënësit e shkollave të tjera të qytetit të Mitrovicës.

Në këtë aktivitet gjatë këtij viti janë të angazhuar 130 nxënës të përzgjedhur nga mësimdhënësit e tyre që do të shpalosin punën e tyre për këto tri ditë.

Organizatorët e këtij panairi prof. Rexhep Avdiu, prof. Albulena Kurti, prof. Elmira Maloku kanë thënë së këtë vit sektorët janë ndarë sipas fushave kurrikulare; gjuhët dhe komunikimi, artet, matematika, shkencat e natyrës, shoqëria, mjedisi, edukatë fizike dhe sport, jeta dhe puna.

Po ashtu është theksuar se panairi është begatuar edhe nga sektori kulturës kombëtare dhe sektori i bamirësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Madonna thuhet se është në kërkim të një të dashuri…