U nda nga i dashuri 35 vite më i vogël, këngëtarja e famshme në kërkim të një partneri dhe ka një kusht…

26 maj 2022 | 13:10

Madonna thuhet se është në kërkim të një të dashuri të ri pas ndarjes nga Ahlamalik Williams. Ylli 63-vjeçar i muzikës u nda nga i dashuri i saj 28-vjeçar muajin e kaluar pas një lidhjeje trevjeçare.

Këngëtarja e famshme, Madonna, ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri i saj 28-vjeçar. Pas një lidhje trevjeçare ajo dhe Ahlamalik Williams i dhanë fund romancës së tyre të dashurisë.

Edhe pse u nda muajin e kaluar, duket se ylli i popit është në kërkim të një të dashuri të ri. Thuhet se 63-vjeçarja ka udhëzuar ekipin e saj që t’i gjejë një partner. Por sigurisht që ajo ka edhe një kusht, që të jetë ende në të 20-at.

“Madonna nuk ka asnjë interes për të takuar dikë të moshës së saj. Atë nuk e tërheqin flokët gri apo rrudhat. Ajo dëshiron një djalë me trup të fortë dhe të nxehtë në të njëzetat – dikush që mund të vazhdojë me të. Ajo ka kërkuar që ekipi i saj t’i gjejë një sërë opsionesh”, ka thënë një burim për “Heat”.

Ndërkohë kujtojmë se Madonna bëri publike lidhjen me 28-vjeçarin në vitin 2019. Dyshja thuhet se u takuan kur Williams kërceu për Madonna-n në turneun e saj ‘Rebel Heart’ në vitin 2015.

Përpara Williams, Madonna ka dalë me balerinin Brahim Zaibat, 35 vjeç , deri në vitin 2013. Më pas u lidh me trajnerin personal Timor Steffens, 34 vjeç, në 2014.U nda nga i dashuri 35 vite më i vogël, këngëtarja e famshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Celtics ka fituar me rezultat 93-80 në fushën e…