Në Mitrovicën e Jugut policia sekuestron një armë zjarri

01 prill 2024 | 10:58

Në orët e mbrëmjes së datës 31 mars, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit.

Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me shtatë fishek.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garanci ligjore është njëra nga kërkesat kryesore që po kërkojnë…