Në periudhën janar – tetor u kryen 342 operacione në Klinikën e Neurokirurgjisë

01 nëntor 2021 | 13:00

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportit të punës për periudhën janar-tetor 2021, në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 342 operacione.

Në mesin e tyre, 97 raste ishin me tumor në tru, të cilat i kanë operuar me sukses mjekët neurokirurgë, bashkë me anesteziologë dhe stafin përcjellës.

Brenda kësaj kohe, në sallat e Neurokirurgjisë, gjithashtu, janë bërë 146 operacione të Hernisë Diskale.
Për këta dhjetë muaj, po ashtu, 99 pacientë, të cilët kishin gjakderdhje në tru, i janë nënshtruar operimit në Klinikën e Neurokirurgjisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Pejës e ka suspenduar basketbollistin Henrik Sirko për…