Në përkrahje të FC Ballkani, bashkë me presidenten Vjosa Osmani

27 tetor 2022 | 22:28

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është duke e shiquar ndeshjen Ballkani – Sllavia nga tribunat VIP, në stadionin “Fadil Vokrri”.

Ademi përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin janë në mbështetje të FC “Ballkanit”.

“Në përkrahje të FC Ballkani, bashkë me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë i Ademit:

Në përkrahje të FC Ballkani, bashkë me presidenten Vjosa Osmani

Kampionët tanë po vazhdojnë me paraqitje të shkëlqyeshme në UEFA Conference League.

Shpresojmë që sonte do të na gëzojnë me rezultat pozitiv.

Forca FC Ballkani! ⚽️????

#BashkëPërFutbollin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në postimin e radhës në faqen “Homeland Justice” janë publikuar…