Në Podujevë me shumë aktivitete u shënua 28 nëntori – Festa e Flamurit

29 nëntor 2023 | 09:17

Për festën kombëtare të 28 nëntorit, Komuna e Podujevës ka organizuar një mori aktivitetesh. Agjenda e aktiviteteve ka filluar me homazhe tek “Kompleksi Memorial i Dëshmorëve” në Penuhë, më pastaj tek shtatorja e “Katër Dëshmorëve”, shtatorja e “Adem Demaçit” dhe shtatorja e “Ali Ajetit”.

Homazheve iu ka prirë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar edhe nga drejtorë komunal, asamblistë dhe qytetarë.

Pas homazheve, në Galerinë e Arteve u bë promovimi i librit “Rexhep Qosja për Adem Demaçin” nga autori Selatin
Novesella.

May be an image of 9 people, crowd and text that says 'UB'

Për nder të festës kombëtare të 28 nëntorit është organizuar edhe turneu në futboll të vogël mes institucioneve publike të Podujevës në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu”, turneun në këtë kompeticion e fituan zyrtarët policor.

Në mbrëmje për të përmbyllur agjendën e aktiviteteve për festën kombëtare u shfaq ekspozita e përgatitur për profesorin, Jonuz Blakçori.

May be an image of 9 people, people playing soccer, people playing voleyball and people playing basketball

Në këtë aktivitet morën pjesë, kryetari Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Kuvendit Hilmi Hoxha, deputetët Fitim Haziri dhe Fatmir Humolli, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, si dhe qytetarë llapjanë e mysafirë nga Tirana të afërm të profesorit Jonuz Blakçori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
INTERVISTË EKSKLUZIVE me Bardhyl Mahmutin: Si u hoq cilësimi i…