Në Prizren arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje

14 shtator 2018 | 11:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Prizrenit janë arrestuar katër persona, pasi në veturën e tyre gjatë kontrollimit nga ana e policisë janë gjetur dhe janë konfiskuar një revole me dy karikatorë dhe 22 copë fishekë.

“Njëri nga të dyshuarit ka dalë prej automjetit për t’iu shmangur arrestimit dhe gjatë ikjes ka sulmuar një zyrtar policor i cili ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje kurse i dyshuari i katërt ka rezultuar të ketë urdhëresa lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë”, është theksuar në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në të gjithë botën, çaji i nxehtë është një pije…