Në QKUK lind një fëmijë me dy gjini

04 shtator 2019 | 12:49

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur një foshnjë me dy gjini.

Lidhur me këtë rast, drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, në repartin e të cilit po mbahet foshnja në përkujdesje intensive, ka thënë ky është rasti i dytë që ka ndodhur brenda këtij viti në Kosovë.

Gojnovci në një konferencë për medie, ka thënë se foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gramë.

Ai ka thënë se foshnja është duke u trajtuar dhe janë duke u bërë konsultat e nevojshme. Po ashtu, Gojnovci ka thënë se fëmija mund të shërohet.

“Ky është rasti i dytë vetëm në këtë vit me këtë sindromë. Nëse vërtetohet me terapi është e shërueshme”, ka thënë Gojnovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, e ka pranuar se…