Në Rahovec nis rrënimi i objekteve pa leje

08 dhjetor 2022 | 11:04

Drejtoria për Punë Inspektuese në komunën e Rahovecit pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, ka bërë rrënimin e dy objekteve të cilat kishin filluar të ndërtohen pa leje të organit kompetent komunal, saktësisht Drejtorisë së Urbanizmit.

Drejtoria për Punë Inspektuese me këtë rast iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit që të përmbahen dhe të mos fillojnë asnjë lloj pune në fushën e ndërtimit pa u pajisur paraprakisht me leje të ndërtimit.

“Në të kundërtën, ndryshe nga vullneti dhe qasja aktuale e qeverisjes së komunës jemi të detyruar të ndërmarrim masa të ngjashme rrënimi, të rënda e të kushtueshme për të gjithë”, ka njoftuar komuna e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Kosova ka zbuluar planet për të aplikuar për anëtarësim…