Në Serbi kërkojnë që Edi Rama të shpallet “persona non grata”

19 shkurt 2018 | 11:28

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar, ka nervozuar disa politikanë në Serbi.

Një ndër ta është edhe kryetari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq.

Ai ka pohuar se deklarata e tillë e Ramës është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësie ndaj Serbisë dhe popullit serb.

Prandaj, sipas Popoviq-it, Rama duhet të shpallet “persona non grata”, apo person i padëshirueshëm në Serbi.

“Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe shteti i rremë i Kosovës do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe president, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësor ndaj Serbisë”, ka thënë Popoviqi.

Ai ka theksuar deklarata e Ramës është një tendencë për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se Shtetet…