Në Shtime pezullohen përkohësisht shërbimet në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve

28 dhjetor 2020 | 17:13

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, njofton qytetarët e Komunës së Shtimes se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për palë në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në këtë komunë.

Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të dyshimit të infektimit me Covid-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Shtime, punonjës në QRA. Shërbimet për palë do të kryhen në QRA-të e regjionit.

Qytetarët e Komunës së Shtimes do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i…