Në vijën e parë të luftës, ukrainasja pozon me fustanin e nusërisë dhe me armë në dorë (FOTO)

17 tetor 2022 | 11:17

E veshur me fustanin e nusërisë dhe me xhaketë ushtarake! Kështu u shfaq e veshur Evhenia Emerald në ditën e saj të dasmës. Madje në njërën dorë mbante edhe një armë.

Snajperja 31-vjeçare ishte e vendosur që ceremonia e saj e martesës me shokun e saj ushtarak, Evheniy Stypaniuk, mos t’i prishte detyrat në vijën e parë të Ukrainës.

Çifti u martua në një pyll në Kharkiv të premten, një festë publike e njohur si Dita e Mbrojtësve për të nderuar veteranët ushtarakë ukrainas.

Evhenia Emerald ka postuar një seri fotosh në “Instagram”, ku shfaqet me një fustan të bardhë, xhaketën e kamuflazhit të burrit të saj dhe duke mbajtur një armë. Ndërkohë buqeta e saj dukej se përbëhej nga kallinj gruri dhe jo nga lule.

“Sot u bëra zyrtarisht gruaja e një ushtaraku”, ka shkruar ajo, duke shtuar: “Nuk mund ta imagjinoja një martesë më të përsosur!”.

Emerald dhe Stypaniuk ranë në dashuri pak para se të fillonte lufta në Ukrainë dhe u fejuan në muajin gusht.

“Ne e kuptojmë se çdo ditë mund të jetë e fundit dhe nuk duam ta shtyjmë jetën për më vonë”, ka thënë ajo.

“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në“Çdo ditë mund të jetë e fundit”/ Në

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një…