Në Vitomiricë arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armës

26 nëntor 2021 | 12:07

Të premten Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar në Vitomiricë pasi ia ka gjetur një armë për të cilën nuk kishte pasur autorizim.

“Më datë 26.11.2021, në orën 00:10, Policia e Kosovës, DRPK ‘Perëndimi’ Gjakovë, në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative,  në Bjeshkët e Vojdullës, ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin e drejtonte i  dyshuari mashkull kosovar T.J. ( 1970)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Njësitë policore kufitare gjatë kontrollimit të automjetit në ulësen e përparme kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë të tipit AK -47, një karikator për AK-47, 31 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm”.

Pas shqyrtimit të rastit, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ndaj personit të arrestuar dhe i cili vazhdon në procedurë të rregullt, teksa arma dhe municioni i janë sekuestruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Bayern Munchen dhe përfaqësueses gjermane, Joshua Kimmich, vendosi…