“Në zemrat tona dimri ka mbetur”, libri i dytë i Muhaxherit

21 janar 2021 | 14:49

 

Gazetari dhe poeti Bekim Muhaxheri ka botuar librin e dytë me poezi “Në zemrat tona dimri ka mbetur”.

Libri i kushtohet vëllait të autorit dhe të gjithë atyre që ndërruan jetë pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi “Korona”.

Libri përmban poezi të shkruara në kohën e karantinimit të qytetarëve dhe të tjera të shkruara para dhe gjatë kësaj kohe.

Ky libër është një mbajtje e fjalës së dhënë nga vetë autori, i cili në poezinë e fundit të librit të parë premtonte publikimin e këtij libri.

Muhaxheri vitin e kaluar botoi edhe librin tjetër me poezi me titull “Ëndrrat bëhen pranga”.

Botuesi Berat Dakaj dhe shtëpia e tij “Armagedoni” konstatuan se në librin e dytë Muhaxheri ka hequr prangat që mund t’i ketë bartur në librin e parë.

“Me të parin libër na ka befasuar për të mirë, ndërsa me këtë tjetrin na befason edhe më shumë. Me një fjalë ka hequr prangat nga duart, nga ëndrrat, nga idetë, nga kufizimet, nga shkrimi dhe me maturi, me përkujdesje gjuhësore dhe me vëzhgim të gjerë e të hollë ka rrokur për koke temat kryesore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare”, thuhet në fjalën e botuesit.

Para se t’i përkushtohej poezisë, Muhaxheri ka punuar gazetar dhe redaktor në disa media të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha…