Nelson Hysa gati për debutimin e madh në arenën londineze

07 dhjetor 2023 | 10:37

Nelson Hysa kërkon fitoren e 14-të në boksin profesionist, këtë herë në “York Hall” të Londrës. “Gjiganti” shkodran do të përballet me boksierin nga Venezuela, Luis Jose Marin Garcia, për të ruajtur serinë e pathyeshmërisë. Kundër një kundërshtari tepër të fortë.

Pak ditë pasi mbrojti titullin e tij WBC për peshat e rënda, boksieri kuqezi do të jetë pjesë e një tjetër aktiviteti të madh, këtë herë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Britaninë e Madhe. Shkodrani do të sfidojë numrin 1 të Venezuelës.

Garcia numëron 13 fitore, prej të cilave 9 me KO. Në anën tjetër, Hysa është një nga boksierët më të mirë shqiptarë. Në 13 ndeshjet e tij njeh vetëm fitore, ndërkohë që 11 suksese i ka regjistrua me “knock out”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dinamo Zagreb duket se ia ka vënë “syrin” anësorit të…