Nëna e Astorit: Nuk dua një fajtor, ja çfarë ndjeva atë mëngjes

23 dhjetor 2018 | 12:36

Ndarja nga jeta e Davide Astorit ka prekur gjithë botën futbollistike në Itali, por edhe më gjerë. Kapiteni i Fiorentinës ndërroi jetë për shkak të një ataku që e preku atë në gjumë.

Për “Corriere della Sera”, nëna Asotrit ka rrëfyer atë çka ka përjetuar kur ka marrë vesh lajmin.

“Jam nënë dhe kam edhe 2 fëmijë të tjerë. Jam e detyruar të jem e fortë, jo për vete por përata. Atë mëngjes së bashku me burrin tim do të shkonim për të votuar, por kur u zgjova ndjeva që krahët e mi ishin paralizuar, të ftohtë dhe ndihesha e zbrazët. Nuk e kisha provuar kurrë më parë këtë në jetë. Nuk dua një fajtor, por dua vetëm arsyen. E din që fajtori nuk ekziston. Ajo çka ndodhi ishte fatkeqësi dhe jam e bindur se askush nuk e donte. Dua që kjo mos të përsëritet më. Jam e bindur se në Itali janë të mirë të gjithë mjekët e kontrolleve, por duhet të jenë edhe më të mirë”, u shpreh nëna e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe strukturat e…