Nëna e Mbappes: Kemi ofertë nga Reali, vendimi i takon djalit

20 maj 2022 | 16:11

Nëna e yllit francez, Kylian Mbappe, ka folur për të ardhmen e lojtarit.

Fayza Mbappe, tha se ata kanë marrëveshje edhe me Real Madridin dhe PSG-në, ndërsa vendimin do ta merr vet Kylian Mbappe.

“Të dy ofertat nga PSG dhe Real Madridi janë pothuajse të ngjashme. I takon Kylian të vendos tani, ai do ta marr vendimin”, është shprehur Fayza, shkruan gazetari i futbollit, Fabrizio Romano.

Kalimi i Mbappe te Real Madridi është përfolur edhe gjatë vitit të kaluar, ndërsa lojtari ditë më parë ka rinovuar kontratën me PSG-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së…