Nënoficerët e FSK-së fillojnë sfidën për t’u bërë oficerë

01 nëntor 12:52

Në kuadër të trajnimeve dhe shkollimeve që Forca e Sigurisë së Kosovës ofron në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka filluar realizimi i Kursit Bazik të Oficerit në kuadër të Shkollës së Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes.

Pjesëmarrës të këtij kursi janë nënoficerë të FSK-së, të cilët pas përfundimit me sukses do të kalojnë në pozita komanduese në gradën e nëntogerit.

Kursi Bazik i Oficerit trajnon kandidatët e përzgjedhur në aftësitë e udhëheqjes ushtarake, vlerëson potencialin e lidershipit dhe kualifikon kandidatët me gradën Nëntoger në FSK.

Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës organizon Kursin Bazik të Oficerit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

 

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të jashtme

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee vijon të jetë skuadra e vetme pa asnjë humbje…