Milwaukee ende i pathyeshëm, fitojnë Clippersat dhe Utah Jazz

01 nëntor 2022 | 12:50

Milwaukee vijon të jetë skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA. Ekipi i Bucks mposhti me rezultat 110-108 Detroitin, në një ndeshje që dhuroi mjaft emocione, deri në sekondën e fundit. Tjetër ndeshje magjike për Antetokounmpo, autor i 31 pikëve, mbështetur edhe nga Holiday me 25 pikë e Lopez me 24 pikë.

Rikthehet te fitorja Brooklyni, që mposhti me rezultat 116-109 Indianan, sfidë ku për vendasit u dalluan Durant me 36 pikë e Irving me 28 pikë. Për miqtë, Duarte realizoi 30 pikë, por që mbetën për statistikë. Fitore në sekondën e fundit korri edhe Clippersat, që mundën me shifrat 95-93 Houstonin, ndeshje ku Paul George realizoi 35 pikë, raporton “Telesport”.

Në Perëndim, skuadra e Utah Jazz është e vetmja me gjashtë fitore, duke mposhtur Memphisin (121-105). Markkanen me 31 pikë ishte lider në fushë për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Morant. Pa probleme fiton skuadra e Toronto, që mundi me rezultat 139-109 Atlanta, ku u dallua Siakam, me 31 pikë e 12 rebound.

Rezultatet

Charlotte – Sacramento           108-115
Washington – Philadelphia     111-118
Brooklyn – Indiana                   116-109
Toronto – Atlanta                      139-109
Milwaukee – Detroit                110-108
Utah Jazz – Memphis               121-105
Clippers – Houston                  95-93

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike…