Nënshkruhet marrëveshja financiare që mbështet 600 biznese për energji efiçiente në Kosovë

25 nëntor 2021 | 17:29

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka nënshkruar marrëveshje financiare prej 6 milionë eurosh me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW). Me këtë rast është bërë me dije se kjo marrëveshje do t’i ndihmojë rreth 600 biznese për energji efiçiente dhe do të krijojë 170 vende të reja të punës.

Këtë marrëveshje e ka mirëpritur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke premtuar mbështetje për FKGK-në.

Përkrahje më të madhe ndaj FKGK-së ka garantuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. “Ne vazhdojmë që të jemi mbështetës shumë i fuqishëm i Fondit për Garanci Kreditore. Deri tani kemi alokuar 25 milionë euro për këtë fond dhe vetëm sot do të zotohen 6 milionë”, ka thënë Rohde.

Ndërsa kryesuesi i bordit i anëtarëve të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Rinor Gjonbalaj, ka thënë se kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë një dritareje të gjelbër për energji të ripërtërishme. “Sot kemi ndërtuar një institucion kredibil që po mbulon qasjen në financa të bizneseve tona. Fondi ka garantuar kredi në vlerë prej 370 milionë eurosh. Fondi ka ndihmuar qasjen në financa për rreth 7 mijë biznese”, ka thënë Gjonbalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e dytë e forumit të lartë politik “Integrimi i…