Nënshkruhet marrëveshja mbi 12 milionë euro për ‘Hidromoravën’

14 mars 2023 | 16:47

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu dhe kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, Ymer Salihu kanë nënshkruar të marrtën marrëveshjen për kanalizimin e 12.4 milionë euro për këtë kompani.

Ky financim mundësohet përmes marrëveshjes “Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit” me Bankën Botërore, dhe parasheh investime të ndryshme në fushën e ujërave dhe shërbimeve ujore.

“Financimi do të përdoret për rehabilitimit dhe modernizimin e infrastrukturës kritike të sistemit të ujësjellësit Hidromorava. Përkatësisht, projekti mundëson blerjen, zëvendësimin dhe instalimin e pajisjeve që përmirësojnë efikasitetin e energjisë, zvogëlimin e humbjeve të ujit, si dhe vendosjen e kontrollit efikas mbi sistemet e ujësjellësit”, ka njoftuar MFPT-ja.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tejet me rëndësi për regjionin e Anamoravës, pas përforcon kapacitetet e KRU “Hidromorava” për menaxhimin e integruar të ujërave, përmirëson sigurinë e ujërave në pellgun e Moravës së Binçës, si dhe përmirëson shërbimet e ofruara për qytetarët nga KRU “Hidromorava”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një pretendim të…