Nënshkruhet memorandumi me Fondacionin Trashëgimia Kulturore pa Kufij

26 prill 2018 | 17:35

 Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) lidhur me zhvillimin e pjesës së projektimit, ekspertizës dhe mbështetjes që të bëhen mbrojtja, promovimi dhe konservimi i trashëgimisë kulturore në Komunën e Prishtinës.

Qëllimi i memorandumit të nënshkruar është projektimi i një rruge model për Qendrën Historike të Prishtinës, hartimi i planit të konservimit për Qendrën Historike të Prishtinës ku do të përcaktohen kufijtë e Qendrës dhe të ofrohet mbështetje e përgjithshme në fushën e trashëgimisë kulturore përmes projekteve që lidhen me promovimin e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prishtinës, si dhe në projektet që ndërlidhen me turizëm, arkitekturë dhe historik në qytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Prishtinës që urgjentisht dhe…