Nënshkruhet memorandumi për shkëmbimin e nxënësve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

13 shtator 2018 | 14:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit në fushën e arsimit dhe këmbimit të nxënësve dhe studentëve, me organizatën gjermane “Education Unlimited a.V”, të kryesuar nga përfaqësuesja Kerstin Zielosko Labonte.

Qëllimi i këtij memorandumi është thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Më këtë rast, kryeministri Haradinaj, ka thënë se një memorandum i tillë është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për t’i dhënë përkrahje arsimit në vend.

“Është fakt i mirë që në mesin tonë kemi zonjën Labonte, e cila në baza vullnetare e ka nisur këtë projekt vite më parë dhe që nga viti 2014 e deri më sot kanë përfituar mbi 120 nxënës nga vende të ndryshme të Kosovës dhe nga viti i kaluar edhe 15 studentë dhe 4 mësimdhënës. Falë këtij programi, ne kemi pranuar nxënës gjermanë, të cilët e kanë vizituar Kosovën, për ta parë një Kosovë ndryshe, një Kosovë evropiane”, ka thënë Haradinaj, duke e quajtur këtë projekt si një mundësi shumë të mirë dhe të vlefshme për të këmbyer njohuri dhe përvoja.

“Falënderoj gjithë ato familje dhe vullnetarë nga Republika e Baden-Württemberg të cilët kanë strehuar dhe ndihmuar fëmijët kosovarë gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani dhe familjet kosovare po ashtu, që kanë strehuar dhe ndihmuar fëmijët gjermanë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, në programet shkëmbyese që janë aplikuar deri më tani”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërsa përfaqësuesja e organizatës “Education Unlimited e.V”, Kerstin Zielosko Labonte, është shprehur e gëzuar për nënshkrimin e këtij memorandumi.

“Unë gëzohem shumë që ne kemi nënshkruar këtë memorandum dhe falënderoj të gjithë personat që kanë ndihmuar në këtë projekt dhe po ashtu edhe Ambasadën Gjermane dhe të gjithë ata persona që gjashtë vjet kanë mbështetë në këtë projekt që shumë nxënës kosovarë kanë qenë në Gjermani në shkollat tona”, ka thënë ajo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,…