Nënshkruhet plani bilateral në fushën e Mbrojtjes

16 shkurt 2021 | 21:28

Në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, për herë të parë u nënshkrua plani bilateral në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona.

Nënshkrimi i planit bilateral u bë nga kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kolonel David Morpurgo nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin kolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit të Planifikimit dhe Financave, kolonel Ejup Maqedonci, Shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim dhe Edona Abazi Zylfijaj nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga pala italiane në bisedimet ishte prezent edhe Commander Miretti, nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet edhe në fusha të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Islami Ka një entuziasëm të ngutshëm te opozita…