Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

19 prill 2023 | 15:36

Në Strasburg është nënshkruar akti ligjor për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Aktualisht zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po mban konferencë për media pas ceremonisë.

Në këtë ceremoni, përpos Bislimi kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall.

Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando Lopez Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar në llogarinë e…