Nëntë asete të reja i shtohen listës së trashëgimisë për mbrojtje të përkohshme nga rajoni i Prizrenit

18 tetor 2020 | 14:06

Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme për vitin 2021 i janë shtuar edhe nëntë asete të reja nga regjioni i Prizrenit.  Regjistri i listës për këtë vit është definuar dhe përmban propozimet dhe vlerësimet përkatëse nga institucionet dhe palët e autorizuara me ligj për këto propozime. Qendra Rajone për Trashëgimi Kulturore në Prizren në përmbushje të detyrimeve ligjore, gjatë procesit të inventarizimit, dokumentimit dhe vlerësimit për vitin 2021 ka propozuar nëntë astete për t’u përfshirë në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë arkitekturore.

Të gjitha asetetet nga rajoni i Prizrenit që i janë propozuar Komisionit Profesional Shqyrtues të Kërkesave dhe Propozimeve për Përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë aprovuar dhe lista ka marrë miratimin e ministres së Kulturës, Vlora Domoshi.

Disa nga asetet, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë: Shkolla e vjetër e fshatit Mushnikovë; Kompleksi i Xhamisë së vjetër në fshatin Leskovec; Kompleksi i Sarajit të vjetër; Ish hotel Selaniku (strehimorja e vjetër e grave); Isha Hotel Andi (Qendra Kulturore Hebraike); Shtëpia e familjes Rada; Koji i vjetër në Rahovec; Shtëpi guri e familjes Hoxha në fshatin Zhur, si dhe Rrënojat e xhamisë së vjetër në fshatin Shkozë të Malishevës. “Aktualisht procesi i vlerësimit është përmbyllur me procedure të brendshme administrative në MKRS për publikim dhe shpallje me akt administrativ”, ka theksuar drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, i cili ka falënderuar të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme në këtë proces, e me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të quhet kërcimi i fundshpinës ky i modeles Izabel…