Nëntogeri Klevis Elezaj diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

14 gusht 2020 | 17:38

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar edhe një sukses në një prej akademive më prestigjioze ushtarake në botë. Kësaj radhe ky sukses vjen nga nëntogeri Klevis Elezaj, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Britaninë e Madhe.

Ai ka diplomuar të premten, ku pas ceremonisë se diplomimit, ai ka treguar se do të kthehet të vazhdojë shërbimin në FSK dhe do të përcjellë tek ushtarët e përvojën profesionale të marrë në Sandhurst. “Trajnimi njëvjeçar në këtë akademi ka qenë mjaftë sfidues duke marrë parasysh rezistencën psikike, përgatitjen dhe kalitjen fizike, gjithashtu përgatitjen ushtarake dhe strategjike qe e kemi marrë në Sandhurst, kjo është shumë fitimprurëse për ushtrinë tonë për arsye se oficerët tanë që shkollohen këtu trajnohen dhe mësojnë një doktrinë e cila është prej doktrinave më të mira në botë për udhëheqje, lidership ushtarak dhe strategji ushtarake”, ka thënë nëntoger Elezaj për “Kosovapress”.

Nëntogeri Klevis Elezaj ka theksuar se periudha e shkollimit ka qenë mjaft atraktive për të, ku ka theksuar se është pritur mjaft mirë nga britanikët prej të cilëve thotë të ketë marrë shumë njohuri. “Unë kthehem në Kosovë më regjimentin e dytë si toger i këmbësorisë, aty do te vazhdojë dhe jap kontributin tim të trajnimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ngritjen e tyre në nivelet e ushtrisë së NATO-s”,  është shprehur ai.  Në këtë akademi sivjet kanë nisur shkollimin edhe dy pjesëtarë të FSK-së dhe me herët kanë diplomuar dhjetëra të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Apple” ka hequr nga “App Store” lojën e njohur “Fortnite”,…