Nesër dhe pasnesër turneu “Adem Jashari” në futsall

02 mars 2018 | 18:29

Sot (e shtunë) dhe nesër (e diele) në kryeqytet do të mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall.

Këtë turne e organizon Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), kurse pjesëmarrës do të jenë Kombëtarja A e Kosovës, Kombëtarja U21 e Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kombëtarja e Maqedonisë. Hapja e turneut do të bëhet të shtunën në orën 11:30, derisa ndeshja e parë do të zhvillohet prej orës 12:00 ndërmjet Kosovës U21 dhe Maqedonisë.

Ndërkaq, në orën 13:30 do të zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Kosovës A dhe Shqipërisë. Të dielën, në orën 15:00 do të luhet ndeshja për vendin e tretë, derisa në orën 17:00 luhet ndeshja finale.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Kroacisë ka akuzuar lojtarin e Real Madrid, Luka…