Nesër do të mbahet ankandi për emetimin e obligacionit pesë vjeçar

26 nëntor 2018 | 18:59

Ministria e Financave (MF), njofton se më 27 nëntor 2018 do të mbahet ankandi i nëntëmbëdhjetë me radhë për vitin 2018.

Në këtë ankand, do të bëhet rihapja e obligacionit pesë vjeçar të emetuar paraprakisht më 29 maj 2018. Vlera e emetuar do të jetë 25 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo gjashtë muaj.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me Vlerë, Ministria e Financave tregon se duhet kontaktuar ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se ata…