Nesër dy seanca të Kuvendit
26 korrik 2023
| 16:50
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten dy herë – një herë për vazhdimin e punimeve nga seancat e kaluara me fillim nga ora 11:00, ndërsa në orën 14:00 pritet të fillojë një seancë e jashtëzakonshme ku në rend dite janë vetëm dy pika.
“1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti. 2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-239 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128”, ka njoftuar Kuvendi.



