Nesër hapet në Prishtinë panairi i turizmit dhe edukimit

15 prill 2024 | 12:42

Edicioni i 20 i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit i hap dyert për vizitorë më 16-17 prill 2024, në sallën 1 Tetori në Prishtinë, duke filluar në ora 10:00. Me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës dhe organizatave të shumta, manifestimi i sivjetshëm premton të jetë festë si e turizmit ashtu edhe e sportit.

Panairi shërben si një platformë për të shfaqur trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, peizazhet e ndryshme dhe përvojat emocionuese sportive të Kosovës dhe më gjerë.

Nga turizmi kulturor dhe historik deri te sportet aventureske, panairi ofron një eksplorim gjithëpërfshirës të të gjitha aspekteve të turizmit dhe sportit.

Po ashtu më 16 prill në sallën 1 Tetori hapet edhe panairi edukimit, karrierës dhe punës.

Si ngjarja më e madhe edukative në Kosovë, panairi bashkon edukatorë, institucione dhe profesionistë nga mbarë bota. Duke ofruar një platformë për angazhim të drejtpërdrejtë midis institucioneve arsimore dhe studentëve, panairi paraqet programe, produkte dhe shërbime inovative që formojnë të ardhmen e arsimit.

Këtë panair e bënë edhe me të veçantë bashkëngjitja e komponentës së Karrierës dhe Punës, Thirrje për të gjithë studentët që kanë nevojë për pune praktike dhe për të gjithë punëkërkuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK),…