Nesër marshojnë punëtorët shëndetësorë, kërkojnë pagë dinjitoze

28 shkurt 2022 | 15:49

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se nesër (e martë) në orën 15:00 do të marshojnë në Prishtinë me kërkesën për pagë dinjitoze.

Kjo sindikatë ka ftuar të gjithë punëtorët shëndetësorë që të bëhen pjesë e këtij marshi.

“Infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë,  nesër në ora 15:00, secili nga ne do të deklarohemi lidhur me atë se a duam pagë dinjitoze apo nuk duam! Për atë edhe institucionet e infermierëve janë bashkuar duke e pasur parasysh seriozitetin e kërkesës sonë të përbashkët dhe rëndësinë e një mirëqenie sa më të mirë sociale dhe ekonomike. Ia kemi borxh profesionit, ia kemi borxh vetes sonë dhe më e rëndësishmja, ia kemi borxh familjeve tona. Andaj, nesër në ora 15:00 bëjeni më të mirën tuaj, bashkëngjituni me kolegët në marshin për pagë dinjitoze dhe kundër diskriminimit”, ka njoftuar Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phoenix Suns, skuadra më rekordin më të mirë sezonal, është…